Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

Maran para Finlandës: Për të qenë kompetitivë, duhet të japim më shumë se 100%

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur në konferencën për shtyp në prag të përballjes me Finlandën, duke vënë theksin te vështirësia e sfidës dhe angazhimi që kërkohet nga skuadra. Maran e cilësoi Finlandën një kundërshtar të fortë dhe theksoi rëndësinë e organizimit në fushë, veçanërisht në mënyrën se si Shqipëria do të përpiqet të neutralizojë pikat e forta të ekipit nordik. “Finlanda është një skuadër e ashpër për t’u përballur. Pozicionimi në fushë është gjithashtu i rëndësishëm për të bllokuar lojtarët e tyre”, u shpreh trajneri. Tekniku italian nënvizoi gjithashtu se për të konkurruar në nivele të larta ndaj Finlandës, futbollistët kuqezi duhet të japin maksimumin. “E rëndësishme është ajo që mund të marrim nga lojtarët. Për të qenë kompetitivë, duhet të shtyjmë...