Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%
Kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur me 0.4% gjatë muajit tetor krahasuar me shtatorin. Në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, inflacioni në Maqedoninë e Veriut arrin 3.3%. Të dhënat janë publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas këtij institucioni, çmimet me pakicë në përgjithësi shënuan rritje vjetore prej 3.2%. Në bazë mujore, më së shumti janë shtrenjtuar pijet alkoolike dhe duhani me 2.5%. Veshjet dhe këpucët, si dhe shpenzimet për rekreacion, sport dhe kulturë, janë rritur për 1.2%. Ushqimet dhe pijet joalkoolike, që përbëjnë pjesën më të madhe të shpenzimeve të përditshme të qytetarëve, janë shtrenjtuar për 0.7%. Megjithatë, nuk kanë shënuar rritje të gjitha kategoritë. Mobiljet dhe pajisjet shtëpiake janë liruar për 1.3%. Restorantet dhe shërbimet e akomodimit janë...
Burimi:
kohajone.com