Mancini: Tifozët e Sampdorias janë më të mirët, nuk do ta braktisin ekipin e zemrës as në Serie C

Mancini: Tifozët e Sampdorias janë më të mirët, nuk do ta braktisin ekipin e zemrës as në Serie C

15 Maj 2025 14:28 Alfred Lleshi Në momentin më të errët të Sampdorias, e cila ka rënë për herë të parë në Serie C, shumë ish-lojtarë të saj kanë bërë deklarata të ndryshme. Ndër ta spikat Roberto Mancini, i cili ka thënë fjalë shprese. Fjalët e tij janë marrë nga “Il Secolo XIX”: “Momenti është i vështirë, më i vështiri. Sidoqoftë, tifozët e Sampdorias janë gjithmonë të veçantë, do të dinë të jenë pranë skuadrës dhe klubit edhe në këtë rast. Atyre iu them atë që thoshte Paolo Mantovani: derisa tifozët e Sampdorias të këndojnë, nuk do të kemi probleme...
Burimi: Telesport.al