Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Manastirliu: Po rishikojmë kornizën kurrikulare për përafrimin me standardet e BE-së
Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një takim pune me ekspertë të fushës së arsimit, për të diskutuar rreth kornizës së re kurrikulare dhe nevojës për përafrim të saj me standardet europiane, zhvillimet teknologjike dhe sfidat e së ardhmes. Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi se rishikimi i kornizës kurrikulare është një proces i domosdoshëm që lidhet ngushtë me objektivin strategjik të vendit për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Një takim pune me ekspertë të arsimit ku diskutuam për rishikimin e kornizës kurrikulare, një proces thelbësor që lidhet ngushtë me rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian...