Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Manastirliu dhe Llatja në Tregan të Elbasanit: Shkolla e re, investim me standarde të larta për fëmijët dhe komunitetin
Punimet për ndërtimin e shkollës së re nëntëvjeçare “Jonuz Carçiu” në Tregan janë drejt përfundimit dhe pritet që në shtator ajo të hapë dyert për mbi 200 nxënës të zonës. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, panë nga afër ecurinë e punimeve dhe ndanë mesazhet e tyre për këtë investim të rëndësishëm në infrastrukturën arsimore. Kryebashkiaku Llatja shprehu një falenderim të madh, sepse sipas tij ” shkolla ‘Jonuz Carçiu’ në Tregan ishte një nga ato kërkesat tona dhe patjetër, pas një sërë investimesh të tjera që kemi pasur në Elbasan në infrastrukturën shkollore, shkolla tashmë është realitet dhe bëhet gati për në shtator të hapim dyert. Të gjithë nxënësit e njësisë administrative Tregan, por edhe një pjesë...