Man United, dy legjenda shpërthejnë ndaj lojtarëve: “Nuk e meritojnë fanellën”

Man United, dy legjenda shpërthejnë ndaj lojtarëve: “Nuk e meritojnë fanellën”

Kriza te Manchester United vazhdon të nxisë debate dhe i ka lënë thellësisht të shqetësuar ish-yjet e klubit. Pas një tjetër paraqitjeje zhgënjyese të “Djajve të Kuq”, Paul Scholes dhe Wayne Rooney kanë drejtuar kritika të ashpra ndaj skuadrës, duke vënë në shënjestër veçanërisht qëndrimin e lojtarëve. Scholes u përqendrua te kapiteni Bruno Fernandes, duke vënë në dyshim aftësinë e tij për të udhëhequr grupin pas incidenteve të fundit — veçanërisht komentet e tij në lidhje me trajnerin Michael Carrick pas një humbjeje në Champions League: “Si mund t’i besojë dikush Bruno Fernandesit si kapiten në çdo ekip ku ai mund të shkojë nga tani e tutje? Mendoj se ai ndoshta duhet të largohet nga futbolli europian dhe të shkojë në Arabinë Saudite — thjesht...