“Man. United duhet të emërojë Arne Slot, si trajnerin e ri”, propozimi i çuditshëm për “Djajtë e Kuq”

“Man. United duhet të emërojë Arne Slot, si trajnerin e ri”, propozimi i çuditshëm për “Djajtë e Kuq”

26 Tetor 2026 21:00 Telesport Humbja e djeshme e Manchester United 0-3 në shtëpi ndaj Bournemouth, ka vënë në “fije të perit” fatin e Michael Carrick si trajner i “Djajve të Kuq”. Deri tani janë përmendur emra si Julian Nagelsmann, Eddie Howe dhe Antonio Conte, si kandidatët kryesor për të zëvendësuar Carrick, por ka dhe sugjerime të tjera. Analisti holandez, Martijn Krabbendam, në emisionin “Voetbalpraat” në ESPN, i sugjeroi drejtuesve të Man. United ta zëvendësojnë Carrick me ish-trajnerin e Liverpoll-it, Arne Slot. “Ata nuk janë më në gjendje të afrojnë lojtarë të nivelit më të lartë, por duhet patjetër t’i bëjnë gjërat ndryshe. Ndoshta duhet të fillojnë të mendojnë në një mënyrë krejtësisht të re. E dini kë duhet të emërojnë nëse shkarkojnë Carrick? Arne...