Man. City fillon tatëpjetën, mundet nga Nottingham Forest dhe pëson humbjen e tretë rresht (video)
Manchester City ka pësuar humbjen e tretë rresht në Premier League, pasi u mund sot 3-1 nga Nottingham Forest. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, ku pas një topi të humbur në zonën e tij nga Josko Gvardiol, ishte mbrojtësi brazilian Cunha, i cili edhe pse gati duke u rrëzuar, depërtoi bukur në zonë dhe mposhti Gigio Donnarumma-n me goditjen e tij me të majtën. Në minutën e 16-të, ishte sulmuesi i transferuar nga Chelsea, Liam Delap, i cili tregoi gjithë klasin e tij, pasi mori një top nga shoku u skuadrës në mesin e fushës, kaloi secilin që i dilte para dhe në fund dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Nottingham Forest. “Qytetarët” e nisën mirë pjesën...
Burimi:
telesport.al