Mamdani sulmon sërish Netanyahun pas takimit me Trumpin: Ai duhet të arrestohet kur të vijë në New York!
Pavarësisht një takimi të ngrohtë me Donald Trump në Nju Jork, kryebashkiaku i qytetit, Zohran Mamdani, ka vazhduar të bëjë deklarata të ashpra kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke argumentuar se ai duhet të arrestohet gjatë vizitës së tij të ardhshme në qytet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në një intervistë me CNN , Mamdani tha se e konsideron Netanyahun një “kriminel lufte” dhe e fajësoi atë për luftën në Gaza. “Sa i përket Benjamin Netanyahut, e kam përshkruar atë siç besoj se është, një kriminel lufte dhe arkitektin e një gjenocidi të tmerrshëm ndaj popullit palestinez”, tha ai. Kryebashkiaku i Nju Jorkut shtoi se kjo çështje u diskutua edhe gjatë takimit të tij me Donald Trump në rezidencën presidenciale të kryebashkiakut, Gracie Mansion....
Burimi:
javanews.al