Mali i Zi drejt BE-së, mbyll dy kapituj të tjerë! Spajić: Jemi gati për fazën finale
Mali i Zi ka shënuar një tjetër përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke mbyllur edhe dy kapituj negociues gjatë Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel. Me këtë zhvillim, numri i kapitujve të mbyllur arrin në 23, ndërsa kanë mbetur edhe 10 të tjerë. Kapitujt e përmbyllur janë ai 1, për lëvizjen e lirë të mallrave, dhe kapitulli 12, që përfshin sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe mbrojtjen e bimëve. Kryeministri Milojko Spajić e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt fazës përfundimtare të integrimit evropian. “Sot dërguam një mesazh se Mali i Zi është gati për fazën përfundimtare të integrimit evropian”, deklaroi ai. Podgorica synon të përfundojë negociatat deri në dhjetor 2026, ndërsa në qershor 2027 parashikohet nënshkrimi i Marrëveshjes së Anëtarësimit. Gjatë nëntorit pritet të...
Burimi:
kohajone.com