Malen: Një tavolinë “fluturoi” me Gasperinin, nuk të gënjen kurrë. Lautaro? Më mirë unë!
9 Tetor 2026 11:30 Alfred Lleshi Sulmuesi i Romës, Donyell Malen, rrëfeu në “Corriere dello Sport” ndryshimet në karrierën e tij, marrëdhënien me trajnerin Gian Piero Gasperini dhe sfidën me Lautaro Martínez. “Nuk kam shënuar kurrë kaq shumë. Ka ndryshuar pothuajse gjithçka. Kam luajtur shumë dhe në pozicione të ndryshme, por sot besoj se jam në vendin e duhur, me njerëzit e duhur”, – shprehet holandezi. Për largimin nga Aston Villa: “Isha unë që këmbëngula për t’u larguar. Doja të luaja çdo fundjavë dhe të isha i rëndësishëm për ekipin. Mendoj se bëra zgjedhjen e duhur. Në qendër të sulmit ndihem më mirë”. Për Gasperini: “Ai ka një mënyrë të veçantë të menaxhimit të lojtarëve. E di që nuk do të të gënjejë kurrë. Stërvitjet...
Burimi:
telesport.al