Malcolmi për hendekun e madh mes shqiptarëve dhe serbëve

Malcolmi për hendekun e madh mes shqiptarëve dhe serbëve

Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence (titulli i mësipërm është i redaksisë së Telegrafit)Përktheu: Daut Dauti A është konvertimi i shqiptarëve në myslimanë shkaku kryesor i largimit të tyre nga sllavët? Pretendimi: Konvertimi masiv i shqiptarëve në Islam besohet se e ka hapur epokën e gënjeshtrave dhe konfliktit ndëretnik dhe ka inauguruar një ndasi të thellë mes dy grupeve, ndarje e cila paraqitet si ndeshje e civilizimeve. – Nuk ka pasur konflikte mes shqiptarëve dhe serbëve në Mesjetën serbe. Këto probleme kanë filluar vetëm në fund të shek. XVII me intensifikimin e islamizimit të shqiptarëve. (Memorandumi për Kosovën dhe Metohinë i Sinodit të Shenjtë i peshkopëve të Kishës Ortodokse Serbe. Shtator 2003). – Depërtimi i otomanëve në zemrën e...