Malaj prezanton buxhetin: Borxhi publik zbret në 52.4%, rriten investimet për qytetarët! Ja sektorët që përfitojnë më shumë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi në Kuvend Projektbuxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale që e shoqëron atë, duke e cilësuar si një buxhet historik, me mbi 10 miliardë euro shpenzime publike të parashikuara. Gjatë fjalës së tij, Malaj deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm mbështetet në tri shtylla kryesore: mirëqenien sociale dhe mbrojtjen e qytetarëve, stabilitetin fiskal dhe financat e qëndrueshme, si dhe investimet, reformat dhe integrimin europian. Sipas ministrit, ekonomia shqiptare parashikohet të rritet me rreth 4%, ndërsa papunësia në tremujorin e dytë të vitit 2026 zbriti në 8.3%, niveli më i ulët historik. Paga mesatare arriti në 967 euro, me një rritje prej 9.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Malaj bëri të ditur gjithashtu se investimet e huaja direkte...
Burimi:
javanews.al