Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka ndarë në Facebook bilancin e parë të aksionit për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe për rritjen e sigurisë ushqimore. Sipas tij, në vetëm 12 ditë janë inspektuar 209 subjekte dhe janë bllokuar 76.1 ton mallra që nuk përmbushnin standardet. “Ky është vetëm fillimi,” shkruan Malaj, duke theksuar se aksioni do të vijojë për të garantuar një treg të formalizuar, produkte të sigurta e të gjurmueshme, dhe mbrojtje për fermerët dhe prodhuesit e ndershëm. Ministri nënvizon se objektivi i këtij operacioni është vendosja e rregullave të barabarta për të gjithë...