Makthi për një vajzë/ I publikuan fotot dhe numrin në një faqe me njoftime për shërbime seksuale
Bota E Hënë, 12 Tetor 2026 17:34 Një e re në Athinë ka rënë pre e keqpërdorimit të të dhënave personale, pasi një person i panjohur publikoi fotot dhe numrin e saj të telefonit në një faqe me njoftime për shërbime seksuale. Ajo e kuptoi çfarë kishte ndodhur pasi nisi të merrte telefonata dhe mesazhe nga persona të panjohur. Pas denoncimit, njoftimi u hoq pas rreth tri ditësh, por kopjet ishin shpërndarë edhe në tri platforma të tjera. E reja ka kërkuar fshirjen e të gjitha publikimeve dhe ka ndërmarrë hapa ligjorë për identifikimin e autorit, si dhe kundër platformës ku u publikua fillimisht njoftimi.
Burimi:
kohajone.com