Makinat përplasen në rrethrrotullimin e Levanit, humb jetën një prej drejtuesve, 4 të plagosur

Makinat përplasen në rrethrrotullimin e Levanit, humb jetën një prej drejtuesve, 4 të plagosur

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan – Tepelene, pranë vendit të quajtur “ Rrethrrotullimi i Levanit”. Dy automjete, një “Audi” dhe një “Benz”, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën drejtuesi i “Audit”, shtetasi Dashamir Beca, 55 vjeç. Ndërkohë, tre pasagjerë që udhëtonin në “Audi” janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe drejtuesi i automjetit “Benz” është dërguar në spital dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut. Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë...