Makina përplaset me autobusin e linjës Fier–Roskovec, një i plagosur

Makina përplaset me autobusin e linjës Fier–Roskovec, një i plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Patos, në fshatin Portëz. Një automjet tip Ford është përplasur me autobusin e linjës Fier–Roskovec. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Ford, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv