Burimi:
Top-Channel.tv

Makina përplas punonjësin e ministrisë së Jashtme te vijat e bardha, dërgohet te Trauma
👁2174
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një punonjës i kësaj ministrie. Aksidenti ka ndodhur te vijat e këmbësorëve, ndërsa burimet bëjnë me dije se i plagosuri B.H., 28 vjeç, është dërguar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia e Tiranës ku po kryen veprime të mëtejshme. Top Channel