Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme, niset në gjendje të rëndë drejt spitalit (Emri)
👁11581
Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure pranë zonës së Ministrisë së Jashtme në Tiranë. Një makinë ka përplasur një këmbësor që po kalonte te vijat e bardha. Mësohet se 28-vjeçari Blendi Hoxha, punonjës i Ministrisë së Jashtme ka përfunduar në spitalin e Traumës, pasi është përplasur nga një mjet teksa po kalonte vizat e bardha afër ministrisë. Ngjarja ka ndodh rreth orës 13:00. Sipas informacioneve, i aksidentuari është dërguar drejt Traumëss në gjendje të rëndë shëndetësore.