Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Makina merr flakë në ecje, dyshimet e para
👁8699
Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Vajkan”. Fatmirësisht shoferi dhe pasagjeri kanë mundur të dalin në kohë nga makina, e cila është shkrumbuar pothuajse totalisht. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. E pranishme është edhe policia me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. Paraprakisht, shkak dyshohet të jetë bërë një defekt në motor.