Makina del nga rruga dhe përmbyset në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen nënë e bir

Makina del nga rruga dhe përmbyset në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen nënë e bir

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Labinot Fushë. Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjeti, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, nënë e bir, të cilët ndodheshin në mjet në momentin e ngjarjes. Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve nga stafi mjekësor, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizua
Burimi: Gijotina.com