Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Maj 2025, mbi 25.000 vizitorë në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe rreth 5.000 vizitorë në muzeun Etnografik
👁7228
Muzeu kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri, i cili vetëm në muajin maj ka pritur mbi 25 mijë vizitorë. Kjo bëhet me dije nga Qendra Muzeore Krujë, që ka ndarë të dhënat për numrin e vizitorëve, ku rreth 5 mijë vizitorë kanë qenë në muzeun Etnografik të Krujës. “Qendra Muzeore Krujë ka mirëpritur mbi 30,000 vizitorë gjatë muajit maj! Nga këta: Mbi 25,000 vizitorë kanë vizituar Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Rreth 5,000 vizitorë kanë eksploruar Muzeun Etnografik të Krujës. Interesimi për historinë dhe kulturën po rritet çdo ditë!”, thuhet nga Qendra Muzeore Krujë....