Mahmoud Darwish: Ajo nuk erdhi…për ta harruar mungesën e saj, shkrova këtë poezi!
AJO NUK ERDHI, poezi nga Mahmoud Darwish Ajo nuk erdhi dhe me vete thashë:As nuk erdhi, as nuk do të vijë.Mbrëmjen e sajova sipas zhgënjimit timdhe mungesës së saj.Fika qirinjtë e saj,ndeza dritën,piva gotën e saj të verës, pastaj e theva,dhe ndërrova muzikën ritmike të violinave,me këngë perse.I thashë: Nuk do të vish.prandaj, do ta heq kollarenelegante. Kështu ndihem më rehat.Do të vesh pizhamet bludhe do vardallosem zbathur.Nëse dëshiron, mund të ulem dhe këmbëkryqmbi divan, e të të harrojmadje të harroj gjithçka që ka të bëjë me mungesën.I ktheva gjërat që kisha përgatitur për festën tonë brenda në sirtarë dhe hapa të gjitha dritaret e perdet.Trupi im s’ka asnjë sekret përballë natëspërveç asaj që prisja dhe e humba…Qesha me maninë time për të pastruar ajrin...
Burimi:
kultplus.com