Magazinonte lëndë piroteknike, dyshohet se do t’i shiste për protestat, arrestohet 24-vjeçari
Policia njofton se ka zbuluar një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit. Në pranga ka rënë një 24-vjeçar, ndërsa janë sekuestruar 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro. “Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar ‘Fireworks’. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç. Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën ‘Jargavani’, u gjetën 344 kuti...
Burimi:
kohajone.com