Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

Maduro dhe gruaja e tij kërkojnë rrëzimin e akuzave për trafik droge: Kemi imunitet!

Ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, i kërkuan një gjyqtari që të rrëzojë aktakuzën për trafik droge ndaj tyre, me arsyetimin se gëzojnë imunitet si lideri dhe zonja e parë e një vendi të huaj. Në dokumentet e depozituara në gjykatën federale të Manhatanit, avokatët e Maduros thanë se gjyqtari ishte i detyruar me ligj ta rrëzonte aktakuzën, sepse një akuzë e tillë nuk mund të ngrihet kundër një lideri të huaj. “Asnjë gjykatë amerikane nuk ka zhvilluar ndonjëherë një proces penal ndaj një lideri të huaj, i cili ishte njohur nga vendi i tij si kreu në detyrë i shtetit në kohën kur u ngritën akuzat”, thanë avokatët. “Kjo nuk është një rastësi e historisë. Ajo pasqyron një rregull...