Macron: Rusia nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Iran

Macron: Rusia nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Iran

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk beson që Rusia mund të “ndërmjetësojë” konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Macron e tha këtë gjatë vizitës së tij në Groenlandë, duke njoftuar se do ta pyesë presidentin amerikan gjatë G7 nëse do të ishte “i gatshëm” për sanksione të reja kundër Rusisë. Ndërkohë Bashkimi Evropian ka thirrur një mbledhje urgjente të ministrave të Jashtëm, që do të zhvillohet të martën në formë telekonference, për të diskutuar situatën dramatike në Lindjen e Mesme pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes ushtarake të Teheranit.  
Burimi: Vizionplus.tv