Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Macron kërkon krijimin e shtetit të Palestinës: Rruga e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë fjalimit para anëtarëve të parlamentit britanik vuri në pah natyrën e ndërlikuar të marrëdhënieve midis Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe sfidat globale që përballen sot, përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën humanitare në Gaza. Duke folur në pallatin historik të Westminsterit, në ditën e parë të vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Macron theksoi se kthimi i luftës në kontinentin evropian ka vënë në rrezik rendin paqësor dhe stabilitetin ndërkombëtar. “Çdo avancim i Rusisë së Vladimir Putinit në Ukrainë përfaqëson një kërcënim për të gjithë ne”, deklaroi ai, duke shtuar...