Macron dekoron me Legjionin e Nderit Martin Scorsese dhe Robert De Niron në Nju Jork
Presidenti francez Emmanuel Macron dekoroi të martën, më 22 shtator, në Nju Jork, dy ikonat e kinematografisë amerikane, regjisorin Martin Scorsese dhe aktorin Robert De Niro, me Legjionin e Nderit, në vlerësim të kontributit të tyre në kinematografi dhe në ruajtjen e trashëgimisë së saj. Ceremonia u zhvillua në Villa Albertine, rezidenca kulturore franceze në Manhattan, në kuadër të vizitës së Macronit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Martin Scorsese, 83 vjeç, u nderua me gradën “Grand Officier de la Légion d’honneur”, për angazhimin e tij shumëvjeçar në restaurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kinematografike botërore, si dhe në mbështetje të kinemave të pavarura. Ndërsa Robert De Niro, 83 vjeç, u dekorua me gradën “Officier de la Légion d’honneur”, për angazhimin...
Burimi:
kultplus.com