Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Macja parandjeu tërmetin e fuqishëm në Kretë, ja si vrapon për të gjetur strehë të sigurtë (Video)
👁9700
Tërmeti i fortë që goditi mëngjesin e sotëm Kretën, duke shkaktuar panik tek qytetarët. Në një video të publikuar nga mediat greke dhe e regjistruar në Liqenet e Agios Nikolaos, shfaqet një mace që ecën qetësisht dhe duket se ndjen lëkundjet e tërmetit disa sekonda para se ato të fillojnë. Në një moment, macja ndalet dhe fillon të shikojë rreth e rrotull, duke u munduar të kuptojë se çfarë po ndodhte, përpara se të nxitonte të fshihej. Pas pak sekondash, toka fillon të dridhet. Tërmeti, me magnitudë 6.2 ballë, u ndje edhe në vende fqinje si Turqia, Libia dhe Egjipti.