Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Macja ndjen tërmetin e fortë që goditi Kretën, vrapon për siguri pak sekonda para se të nisin lëkundjet
👁7783
Lëkundja e fortë sizmike që goditi mëngjesin e sotëm në Kretë nuk u ndje vetëm nga njerëzit, por edhe nga kafshët. Në videon e publikuar nga mediat greke dhe të shkrepur në Liqenet e Agios Nikolaos, shihet një mace duke ecur qetësisht, ndërsa ndjen tërmetin pak sekonda para se të nisin lëkundjet. Në një moment, macja ndalet dhe shikon përreth për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe vrapon të fshihet. Pak sekonda më vonë, toka fillon të dridhet. Tërmeti ishte me magnitudë 6.2 ballë dhe u ndje në vendet fqinje si Turqia, Libia dhe Egjipti.