Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Lyrika evropiane
Nga: Arshi Pipa Poezitë e mbledhura në këtë vëllim u morën nga nji fletore jo ma e madhe se nji kuti shkrepësesh, me përmasa 45mm, 33mm dhe 20 mm. Kjo fletore me titullin “Lyrika të zgjedhuna” iu la amanet shokut të rinisë, Ruzhdi Çoba, në shtator të vjetit 1957, disa orë para se t’arratisesha në Jugosllavi. Ruzhdiu – dhe familja e tij mbasi aj u burgos – e ruejtën këtë fletore gjatë plot nji breznie njerëzish, tue ma dorëzue në korrik të 1992-së, kur vizitova Shkodrën, qytetin ku linda dhe u rrita. Shkronjat me laps plumbi janë ruejtë mjaft mirë....