LVV: S’ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit

LVV: S’ka konsultime me partitë politike për konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës. “Nuk ka ndërruar emri”, tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari. Dehari po ashtu tha se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive, e caktuar për të premten në ora 10:00. “Jo, e kemi kryer takimin konsultativ, tash do të vazhdojmë me mbledhjen, siç është në plan”, tha Dehari. Partitë politike kishin mbajtur një takim konsultativ para se të fillonte seanca konstituive të mërkurën, por...
Burimi: Vizionplus.tv