Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lushnje/ Tentoi të vidhte automjetin, policia arreston 48 vjeçarin
Arrestohet gjatë tentativës për të vjedhur automjetin një 48-vjeçar në Lushnje. I arrestuari është me precedent të theksuar për këtë krim, ndaj uniformat blu sekuestruan mjetet me të cilat ai po ndërhynte në centralinën e automjetit, me qëllim vjedhjen. ‘Ditën e djeshme, në lagjen “Çlirimi”, shtetasi G. K. synonte të vidhte një automjet tip “BMW”, duke ndërhyrë në centralinën e tij. Shtetasi u konstatua nga pronari i automjetit dhe menjëherë u kap nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë që po patrullonin në zonë. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve...