“Lum” kokaine, pastrim parash dhe trafik në 4 shtete, goditet organizata shqiptare në Itali! Roli i Genti Berishës

“Lum” kokaine, pastrim parash dhe trafik në 4 shtete, goditet organizata shqiptare në Itali! Roli i Genti Berishës

pamje nga operacioni ITALI- Shqiptarët sërish në krye të organizatave të trafikut të drogës dhe në shënjestër të autoriteteve italiane. Autoritetet e vendit fqinj goditën një organizatë e madhe kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë. Arrestime dhe droga e sekuestruar Në kuadër të operacionit të koduar “Caveau 38”, 52 persona janë vënë nën hetim, ndërsa 6 janë arrestuar në flagrancë. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar rreth 32 kilogramë lëndë narkotike, përfshirë kokainë, heroinë dhe marihuanë, si dhe 1.5 milionë euro para të gatshme. Autoritetet kanë zbuluar gjithashtu tetë kilogramë lingota ari të shkrirë, të gjetura në impiantet e dy kompanive të përpunimit të metaleve të çmuara në Milano dhe Alessandria. Sipas mediave italiane, hetimet, të nisura nga Guardia di Finanza...