Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞
Nga Ilir Meta- I pacipë, si kurrë më parë, dhe i shteruar edhe në fjalor, Edi Rama huazoi sot nga opozita edhe termin kilometri i fundit, për të shitur në publik “arritjet” e Progres-Raportit të fundit të Bashkimit Europian, që është vetëm një Regres-Raport i padiskutueshëm për cilindo, që ka njohuritë më sipërfaqësore të procesit të integrimit. Me pak fjalë, Regres-Raporti i Komisionit Europian na dëshmon se shteti i së drejtës nuk funksionon aspak në realitet, por vetëm në letër. Sepse Kuvendi ka humbur funksionin kontrollues dhe mbikqyrës ndaj Qeverisë (ekzekutivit) dhe opozitës i janë mohuar komisionet hetimore parlamentare, që ia garanton Kushtetuta. Po kështu, në Shqipëri, Edi Rama është garanti i drejtësisë me standard të dyfishta, ose garant i pavarësisë para ligjit si edhe...
Burimi:
kohajone.com