Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se tentoi të përdorte një armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:50, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në zonën e njohur si “Rrapi”. Gjatë patrullimit, efektivët konstatuan konfliktin për motive të dobëta mes Mario Meçanajt, 34 vjeç, banues në Vlorë, dhe E. H., 41 vjeç, banues në Tiranë. Policia ndërhyri menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Në momentin që pa efektivët, 34-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua. Nga hetimet paraprake dyshohet se Meçanaj kishte tentuar të përdorte një pistoletë gjatë konfliktit. Më pas ai dyshohet se e hodhi armën në rërë, pranë vendit ku u kap nga policia. Pistoleta u gjet...