‘Lulet e gështenjës‘ e Van Gogut del në ankand për 180 milionë dollarë
Shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” njoftoi sot se kishte arritur një marrëveshje me një familje që kundërshtonte shitjen e një pikture të Van Gogut duke përmendur rrethanat e blerjes së saj nën regjimin nazist. “Lulet e Gështenjës”, pikturuar në vitin 1890 në Auvers-sur-Oise, Francë, dhe e vlerësuar në 180 milionë dollarë, mund të bëhet piktura më e shtrenjtë e artistit holandez në ankandin e së mërkurës në Nju Jork. Megjithatë, trashëgimtarët e botuesit me ndikim gjermano-hebre Samuel Fischer, i cili e shiti pikturën në vitin 1936, argumentuan se ai nuk e shiti atë lirisht, por u detyrua të ndahej prej saj për shkak të situatës ekonomike dhe politike të krijuar nga nazistët. Në prag të shitjes, ”Sotheby’s” njoftoi se “është arritur një marrëveshje” midis pronarëve aktualë...
Burimi:
kultplus.com