Lukaku: Unë dhe Conte kemi të njëjtën mentalitet. Favorit për titullin? E nisim nga zeroja…

Lukaku: Unë dhe Conte kemi të njëjtën mentalitet. Favorit për titullin? E nisim nga zeroja…

Në një intervistë për numrin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka folur për Antonio Conten: “Kemi të njëjtin mentalitet, vetëm përmes punës mund të përmirësohet cilido. Ai ka një ide loje që iu përshtatet karakteristikave të mia. Vetë, kur jam në shtëpi, përpiqem të mësoj konceptet taktike që trajneri kërkon. Marrëdhënia jonë ka funksionuar gjithmonë, sepse ai di të më japë çdo ditë motivimin për të qenë përherë më i forti. ‘Babai’ im futbollistik? Po, siç kanë qenë Roberto Martinez te Belgjika, Koeman tek Evertoni dhe Ariel Jacobs tek Anderlechti. Janë ata që ma kanë ndryshuar jetën”. Sulmuesi belg u ndal më pas tek ardhja e De Bruyne dhe ndikimi i tij në vendimin e ish-lojtarit të City për...