Luis Enrique: S’më intereson ceremonia e Topit të Artë, jam fokusuar te përballja me Lyon

Luis Enrique: S’më intereson ceremonia e Topit të Artë, jam fokusuar te përballja me Lyon

Trajneri i PSG, Luis Enrique, foli për mediat para ndeshjes që kampionët e Francës do të luajnë sot në Ligue 1 kundër Lyon. Ai deklaroi se nuk janë të demoralizuar nga dëmtimet e fundit të lojtarëve. Enrique u shpreh se ekipi i tij, që renditet i dyti, nuk ka asnjë problem të përballet me Lyon, kryesuesin e kampionatit. Ndeshja u shty pas kërkesës të policisë së Parisit, në mes të një vale protestash të dhunshme në kryeqytetin francez. Lyon e kryeson renditjen falë diferencës së golave. Ndeshja do të nisë pak minuta para se të përfundojë ceremonia e Topit të Artë. PSG-ja ka një numër rekord prej 10 të nominuarish, mes të cilëve spikasin Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz. “Nuk më intereson aspak. Unë mbetem...