Luis Enrique: Një ndeshje e jashtëzakonshme, 4 gola në 20 minutat e para e bënë të thjeshtë punën tonë
4 Nëntor 2026 8:53 Telesport PSG arriti një fitore fantastike të martën në Champions League, duke fituar 6-0 në fushën e Villareal. “Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme. Këto janë ndeshje të ndërlikuara, ku nëse e nisni keq dhe pësoni disa gola, rrjedha e lojës mund të ndryshojë krejtësisht”, tha trajneri Luis Enrique. Edhe pse me mungesa të shumta, PSG tregoi superioritet në lojë: “E nisëm ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer. Ushtruam presion shumë të mirë, rifituam zotërimin e topit dhe shënuam tre gola. Jam shumë i kënaqur me atë që pashë në fushë. Si gjithmonë, falë mbështetësve tanë, u ndjemë si në shtëpi”. Më tj, trajneri spanjoll komentoi: “Po ecim më mirë se vitet e fundit. Të gjithë e dinë se si përfunduan sezonet e...
Burimi:
telesport.al