Burimi:
AgroWeb.org

Foto © AgroWeb.org
Luhatjet e Peshës, Ndikimi i Rrezikshëm në Organizëm dhe Kujdesi që Ju Duhet
👁7881
Një studim i Universitetit të Mjekësisë në Stanford të Kalifornisë ka zbuluar se luhatjet e peshës mund të ndryshojnë profilin molekular të trupit në mënyrë drastike. Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org tregon se shtimi në peshë dhe humbja e kilogramëve të tepërt në një hapësirë kohore të një muaji shkaktonte një ndryshim dramatik në gene, sistemin kardiovaskular, mikrobiomën dhe sistemin imunitar. Ekspertët thonë se ndryshimet më drastike ndodhin kur njeriu shton në peshë. Në një muaj, përmbajtja bakteriale e organizmit pëson ndryshime domethënëse. Në këtë hark kohor, aktivizohen linja molekulare që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me sëmundjet e zemrës....