“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

Gazetari Enver Robelli u shpreh se deklaratat e ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç, se flamuri i Serbisë do të valëvitet sërish në Prizren, janë “pjesë e komedisë elektorale në Serbi”. “Nuk ka nevojë për alarm kombëtar. Deklaratat e Daçiç i konsideroj si pjesë të komedisë elektorale në Serbi. Ai tha se do të vijë ditë kur do të valëvitet flamuri serb në Prizren, por sipas Kushtetutës së Kosovës, pakica serbe ka gjithë të drejtën ta përdorë flamurin serb pa asnjë problem në Kosovë. Deklarata e tij është interesante për një arsye, sepse foli vetëm për flamurin dhe nuk tha që do të kthehen me polici, pasi ai e di shumë mirë që kjo do të thotë luftë me gjithë shqiptarët në rajon. Elita politike...