Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Luftë e ftohtë mes protestuesve dhe opozitës, Kikia zbulon frikën e PD-së nga skenari serb

Muajt e protestës kanë nxjerrë në pah një luftë ‘e ftohtë’ midis protestuesve dhe opozitës, thotë analisti Mentor Kikia. “Unë mendoj që ka një luftë të ftohtë në mesin e protestuesve, në mesin e të gjithë aktorëve opozitarë, se kush është opozita e vërtetë politike”, shprehet ai në Report Tv. Kjo duket se e sfidon Partinë Demokratike që edhe një ditë më parë, u përpoq t’u bashkohej protestuesve që e refuzuan. Më pas, luajti ‘letrën’ e përçarjes së stisur nga kryeministri Edi Rama dhe Arlind Qori, duke mos reshtur së thëni se janë krah protestuesve. Por, vijon pedagogu, me gjithë ndarjet brenda protestës, qëllimi i përbashkët është rrëzimi i qeverisë. Kjo nuk arrihet as me përleshje, as me dhunë e as me dalje në rrugë,...