Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Ukrainë, Putin: Ka ardhur koha që Rusia të përdorë potencialin e rajoneve të pushtuara
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka folur për përfitimet “e gjera dhe të konsiderueshme” që Moska mund të shohë në të ardhmen falë kontrollit të saj mbi katër rajone ukrainase. Rusia aneksoi në mënyrë të paligjshme rajonet qendrore dhe jugore të Ukrainës, Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk, në vitin 2022, pasi nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë. Duke folur në një takim lidhur me zhvillimin social dhe ekonomik të “territoreve të reja”, Putin tha se “po bëhet një punë e qetë dhe metodike në të gjitha fushat”. Ai thotë se Rusia duhet “ta zhbllokojë dhe ta realizojë plotësisht...