Lufta kundër krimit, Olsian Çela: Duhet të ndryshojmë strategji dhe të krijojmë ekipe të përbashkëta hetimi

Lufta kundër krimit, Olsian Çela: Duhet të ndryshojmë strategji dhe të krijojmë ekipe të përbashkëta hetimi

olsian cela TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë fjalës së ti në Konferencën e 42-të të FBINAA European Chapter në Tiranë, bëri thirrje për strategji të reja në luftën kundër krimit të organizuar. Çela u shpreh se zhvillimet e shpejta në botë kanë sjellë edhe forma më të sofistikuara të kriminalitetit, duke përmendur pastrimin e parave përmes metodave të reja dhe përdorimin e kriptomonedhave. Sakaq, ai theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rëndësinë e krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit.  “Sfidat janë bërë më komplekse se më përpara. Bota po ndryshon shpejt dhe kështu edhe krimi. Duhet të ndryshojmë strategjitë tona në luftën kundër krimit. Jetojmë në një botë, ku tashmë pastrimi i parave bëhet me mënyra më të sofistikuara, tanimë kemi edhe kriptomonedha....