Lufta izraelite dëmtoi 22.5% të tokës bujqësore të Libanit
Lufta e Izraelit kundër Libanit dëmtoi rreth 22.5% të tokës bujqësore të vendit, duke prekur drejtpërdrejt afërsisht 56,000 hektarë, tha Ministri libanez i Bujqësisë, Nizar Hani. “Rreth 52,000 hektarë tokë të prekur ndodhen në jug dhe në provincat Nabatieh, ndërsa 4,000 hektarë të tjerë janë në provincën lindore Baalbek-Hermel”, tha Hani për Anadolu në një intervistë. Ai tha se dëmi i shkaktuar nga lufta izraelite shtrihej përtej tokës bujqësore dhe të korrave, tek bagëtia, delet dhe dhitë, si dhe bletaria. “Libani humbi më shumë se 30,000 koshere bletësh dhe rreth 70% të bagëtive në Libanin jugor si pasojë e luftës”, tha Hani. Ai tha se zona të mëdha të mbjella me ullinj dhe duhan u dëmtuan gjithashtu, duke vënë në dukje se Libani jugor është...
Burimi:
syri.net