“Lufta e tyre është edhe lufta jonë”, të rinjtë italianë solidarizohen me studentët shqiptarë
Rrjeti i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Itali, “Rete degli Studenti Medi” ka shprehur solidaritet me të rinjtë shqiptarë që kanë protestuar në Tiranë, duke dënuar ndërhyrjen e policisë gjatë demonstratave. Në një deklaratë publike të titulluar “Solidaritet me studentët shqiptarë”, organizata italiane thekson se kërkesat e të rinjve për arsim më të aksesueshëm, kushte më të mira dhe mundësi të barabarta duhet të marrin përgjigje përmes dialogut dhe jo forcës. Sipas organizatës, studentët shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar një sistem arsimor që garanton më shumë mundësi për të gjithë, pavarësisht kushteve ekonomike dhe shoqërore. Në reagimin e saj, “Rete degli Studenti Medi” vë në dukje se kostot e arsimit dhe pabarazitë sociale mbeten ndër shqetësimet që prekin të rinjtë. Kjo...
Burimi:
gijotina.com