Lufta/ Bashkimi Evropian hap një fond prej 23,7 miliardë dollarësh për mbrojtjen dhe mbështetjen e Ukrainës!
Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të aplikojnë për 21.3 miliardë euro, ose rreth 23.7 miliardë dollarë, në kuadër të raundit të dytë të instrumentit Security Action for Europe (SAFE), me synim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe mbështetjen e Ukrainës. Sipas Komisionit Evropian, thirrja e re është e hapur për të gjitha shtetet anëtare. Pas përfundimit të afatit të aplikimit dhe marrjes së objektivave financiare kombëtare, Komisioni synon të komunikojë ndarjet paraprake të fondeve brenda dy javësh. Institucioni evropian u ka kërkuar vendeve të përfshijnë në planet e tyre kombëtare të investimeve projekte të përbashkëta të prokurimit ushtarak, duke nxitur gjithashtu bashkëpunimin me Ukrainën në fushën e mbrojtjes.
Burimi:
javanews.al