Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Lucio kujton “thrillerin” e paharrueshëm ndaj Barcelonës: Inzaghi e meriton një mbrëmje si ajo e Mourinhos
👁8447
Lucio ishte i pranishëm në “Camp Nou” kur Interi i rezistoi përpjekjes për përmbysje të Barcelonës dhe siguroi finalen e Champions League në vitin 2010. Ish-mbrojtësi brazilian e kujton shumë mirë atë natë, madje do të donte që ajo të përsëritej edhe të mërkurën, më 30 prill, kur zikaltërit do të përballen sërish me katalanasit. “Kam kaluar shumë beteja gjatë karrierës sime, por si ajo ka pasur pak. Me kalimin e viteve mund të them që ishte thuajse argëtuese ajo ndeshje, mënyra si u zhvillua, atmosfera unike, pothuajse e papërsëritshme. Ishte bukur ta përjetonim atë moment. Sigurisht, pas golit të...