Luan Muça reagon pas lirimit nga qelia: Tokën në Palasë e kam blerë 2 herë, Bedinaj reklamonte projektin në pronën time… na sulmuan me armë njerëzit e tij!

Luan Muça reagon pas lirimit nga qelia: Tokën në Palasë e kam blerë 2 herë, Bedinaj reklamonte projektin në pronën time… na sulmuan me armë njerëzit e tij!

Vasil Bedinaj dhe Luan Muça TIRANË-Pronari i 'Delta Group', Luan Muça ka treguar versionin e tij të ngjarjes lidhur me konfliktin me Vasil Bedinajn, i cili u përshkallëzua në përdorimin e armëve. Pasi Gjykata vendosi që Muça të lirohet qelia, dhe caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, biznesmeni ka ndarë detajet rreth tokës në Palasë që u bë 'mollë sherri' dhe hedh poshtë akuzat për gjobëvënie ndaj Vasil Bedinajt. Muça pretendon se prej vitit 2019 deri në 2024 ka qenë i angazhuar në blerjen e tokës dhe kishte filluar edhe ndërtimet. Konkretisht ai deklaron se që prej vitit 2019, kishte vendosur të bënte një investim në zonën e Palasës dhe për këtë, kishte blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Në vitet që pasuan...